Një grua është lënduar gjatë incidentit që ka ndodhur në një kamp për refugjatë në Danimarkë, kur ajo ka dalë para veturës së ministres daneze dhe automobili nuk është ndalur.
Policia njoftoi se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ministrja për Migrim Inger Stojberg është evakuuar nga qendra për depërtim, pas shpërthimit të incidentit.
Me këtë rast një grua është hedhur mbi automobilin e saj, por vozitësi vazhdoi të vozisë dhe me këtë rast e shkeli gruan. Incidenti është publikuar edhe në internet.
Ministrja kishte vizituar qendrën për depërtim dhe me këtë rast i është drejtuar vetëm një familjeje, gjë e cila zgjoi reagime të banorët tjerë të kampit, pasi të gjithë ishin përgatitur për vizitën e saj.
Ata janë mbledhur rreth automobilit të saj dhe nuk e lejuan të largohej. Me këtë rast ka reaguar sigurimi që ka bërë evakuimin e ministres.
Në Danimarkë, pas krizës së refugjatëve në vitin 2015 ndodhen rreth 20.000 refugjatë.