Refugjatët e mbajtur në Australi janë para në katastrofe të madhe, pasi mund të lihen në pa ujë, drita dhe ushqim, në ishujt.
Australia mban miliona azilkërkuesit që mbërrijnë me anije , në kampe në ishullin e Manus dhe kombit të vogël Paqësor të Naurusit.
Por mesa duket qendra e ishullit të Manusit është planifikuar të mbyllet të martën pasi një gjykatë vendosi se ajo nuk plotësonte kushtet e nevojshme për të strehuar njerëzit.
Por refugjatët do të mbeten tashme pa energjinë elektrike dhe siguri. Shumë persona po refuzojnë të largohen.
‘Situata jonë është tamam si ferri’
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se e gjithë energjia elektrike, uji i pijshëm dhe ushqim në qendër do të ndalojë ditën e sotme në orën 17:00.
Autoritetet australiane të mbrojtjes mund të hyjnë në qendër mengjesin e të mërkurës.
Refugjatët thanë për “BBC” se planifikonin të protestonin në mënyrë paqësore dhe kishin filluar të grumbullonin ujë dhe biskota të thata, si kishin mbledhur ujë nga shiu.
Ata pohuan se vendasit filluan të plaçkitin kompleksin të martën pasi rojet e sigurisë u larguan.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/australia-le-mijera-azilkerkues-pa-uje-drita-dhe-ushqim-ne-nje-ishull-455169/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
‘Situata jonë është tamam si ferri’