Sport

Ausilio: Mustafi refuzoi kalimin në Inter

Mbajtësi shqiptar, Shkodran Mustafi refuzoi transferimin nga Arsenali në Inter

Interi kishte arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Shkodran Mustafit. Por, ky i fundit refuzoi kalimin te Nerazzurrët.

Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio për mediat italiane pas mbylljes së afatit kalimtar.

“Ne arritëm marrëveshje me Arsenalin por Mustafi refuzoi transferimin në Inter”, deklaroi Ausilio. /Express/