Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka folur për mediat italiane pas takimit që ka pasur me agjentin e Mateo Kovacic.
Drejtori Nerazzur është parë në një takim mjaft të çuditshëm me përfaqësuesin e mesfushorit të Real Madridit, duke nxitur spekulime për një transferim.
Për Sportitalia, Ausilio tha se ai është takuar vetëm miqësisht me Mamicin.“Nuk ka fare negociata. Thjesht përshëndeta një mik timin”, u shpreh Ausilio pas këtij takimi.Interi është në luftë për të transferuar Keita Balden nga Lazio dhe Vecinon nga Fiorentina.