Pak kohë më parë këngëtarja e njohur shqiptare Nexhmije Pagarusha i bëri një kërkesë publike këngëtares Aurela Gaçe që ta takonte pasi e vlerësonte shumë dhe kishte shumë dashuri për të.
Nuk vonoi shumë dhe Gaçe e ka zbatuar këtë kërkesë. Gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar një foto me Nexhmijen dhe krahas saj ka shkruar: “
“Kerkesa e legjendes u be realitet. Shkova sot … e perveç faktit qe eshte ikone ne skene e legjende e gjalle e jona mbare Shqiptare, une pata fatin ( jo vetem sot) te marr nga humori i saj aq i holle .
Pata fatin te prek sadopak njeriun qe eshte pertej skenes…e di qe eshte pak , por une jam me fat qe e kam kete mundesi . Legjendat nuk lindin perdite. E ne jemi me fat qe akoma e kemi mes nesh e mund ti japim dashurine tone e mirenjohjen per çfare na ka dhene .. Fatmireshisht ajo e ndjen qe ne e Duam kaq shume.
NEXHMIJE PAGARUSHA e paperseritshmja jone,”-përfundon Aurela postimin e saj për takimin me këngëtaren e madhe të skenës shqiptare./Gazeta Express/