ShowBiz

Aurela Gaçe ndërpreu koncertin në sheshin ‘Skënderbej’, kjo ishte arsyeja (Video)

Aurela Gaçe ka ndezur atmosferën në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e djeshme.

Me një audiencë prej qindra personash, për rreth 3 orë Aurela i vuri “flakën” skenës me këngët e saj ndër vite, që nga 1994, deri tek ajo më e fundit.

Mirëpo i mrekullueshëm dhe shumë për t’u vlerësuar qe gjesti i këngëtares, e cila ndërpreu koncertin për disa momente dhe bëri një lajmërim të rëndësishëm, shkruan newsbomb.al.

Rreth orës 23:00, një vajzë e vogël ishte larguar nga prindërit dhe kishe humbur në shesh. Aurela e mori në skenë, dhe u bëri thirrje prindërve që të marrin vogëlushen.

“Mos u tremb. Sa të jesh me mua je në duar të sigurta. Dhe unë kam dy vajza’,-i tha këngëtarja vajzës, e cila kërceu dhe këndoi për disa momente me vogëlushen kapur për dore, deri kur prindërit u afruan ta merrni.

Këngëtarja nuk la pa përmendur dhe Dr. Florin, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, por këndoi këngët e shkruara nga ai.

Që është një këngëtare e jashtëzakonshme, kjo nuk ka dyshimin më të vogël. Aurela me energjinë dhe vokalin e saj “elektrizoi” qindra të pranishmit, të cilët nuk lëvizën deri në përfundimin e koncertit. /Newsbomb.al/

the authorE B