ShowBiz

Aurela Gaçe: Këtu nuk të lënë të jesh “vajzë e fortë”!

11 tetori përkon me Ditën Ndërkombëtare të vajzave.

Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajnimi, si dhe lirinë nga dhuna dhe abuzimi.

Për të kujtuar këtë ditë ka shkruar një status edhe këngëtarja Aurela Gaçe një status të gjatë për pjesën që në vendin tonë është vetë gjinia femërore që nis paragjykimin për vajzat që duan të jenë të forta dhe tia dalin vetë. “Mbase grate nuk gjykojne por thjeshte aq dine. Kane krijuar ne koken e tyre nje steriotip se si duhet te jete vajza dhe automatikisht kthehen ne armiket e para te “vajzes ndryshe nga ato ” . Psh. Vajzes time I pelqejne makinat, ninxhat ….dhe qe kaq e vogel sa eshte , asaj, shoqeria jone i ka treguar se e ka gabim.

Se vetem çunat duhet ti pelqejne keto gjera. Se gocat luajne vetem me princesha,”-shkruan ndër të tjera Aurela në statusin e saj në rrjete sociale. Këngëtarja është nënë e dy vajzave dhe gjithnjë ka përçuar në ekran pikërisht modelin e vajzës së fortë që di gjithnjë çfarë do.

Statusi i plotë i këngëtares Aurela Gaçe në Facebook:

S’di a ta bej kete urim apo jo….

Çfare dmth vajze e forte ketu ne kete shoqerine tone?

Ku vete gruaja gjykon nje tjeter grua nese ajo eshte e forte e vendosur, ben ate qe I pelqen pa marre e kerkuar aprovimin e te tjereve.

Per te mos folur per gjinine tjeter ë. Nuk po shkoj hiç andej. Po fokusohem vetem ne gjinine femerore meqe qenkerka dita e vajzave te forta.

Mbase grate nuk gjykojne por thjeshte aq dine. Kane krijuar ne koken e tyre nje steriotip se si duhet te jete vajza dhe automatikisht kthehen ne armiket e para te “vajzes ndryshe nga ato ” . Psh. Vajzes time I pelqejne makinat, ninxhat ….dhe qe kaq e vogel sa eshte , asaj, shoqeria jone i ka treguar se e ka gabim.

Se vetem çunat duhet ti pelqejne keto gjera. Se gocat luajne vetem me princesha.

Emm pergjigjen e kane marre turinjve nga mami , pa merak.

Por ajo qe une kam bere, perveç flakerimes turinjve kundrejt injorances, I kam treguar femijes tim te luaje me cfare asaj i pelqen, te veshe cfare ajo do, se eshte ok te luaje me makina e te gjuaje top e te luaje me ninxha sepse keto jane per çunat dhe per vajzat e forta.

Ajo eshte kaq e vogel e qe tani Ne, I fusim ne koke gjera qe neser mund ta demtojne.

Une si prind i saj I ja dola duke bere çfare ndjeja vete… edhe pse shoqeria jone me tregonte se duhej te isha pak me.ndryshe per te qene ok me mendësi e tyre …e di qe kam pune perpara, sepse I ja dola vete por e di qe perdite femija do te shoqerohet nga te njejtat shprehje…

Po une do t’u mesoj vajzave te mija qe nese dikush u tregon se si duhet te jene , te vazhdojne te jene vetja e t’a duan veten me gjithçka.

Se do te kete me te mira se ato, por si ato, JO. E nese ata-ato nuk do te marrin vesh me te mire, do t’u mesoj te pergjigjen si mami i vete. E kuptoni vete …thjeshte te vazhdojne te jetojne siç ja u do shpirti ( plus edhe ndonje te share nese do ta meritojne).

Gezuar diten , vajza te forta

the authorE B