Pierre-Emerick Aubameyang mund të transferohet në Premierligë gjatë verës
Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere, për të luajtur në një skuadër më të madhe.
Sulmuesi nga Gaboni deri më tani kërkohej nga Paris Saint-Germain, por skuadra franceze së fundmi është tërhequr nga gara.
Pas tërheqjes së ekipit francez, në adresë të ish-sulmuesit të Milanit kanë mbërritur dy oferta nga Premierliga.
Sipas mediave britanike në garë për Aubameyangun janë futur Liverpool dhe Manchester City, përcjell Express.
Aubameyang ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2020. Klubi gjerman ka bërë të ditur se lojtarin nuk e shet nën 80 milionë euro. /Express/