Sport

Aubameyang, në listën e dëshirave të Realit

Sulmuesi gabonez pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës dhe mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”

Pierre-Emerick Aubameyang është bërë objektiv i Real Madridit.

Mediumi “Le10Sport” raporton se sulmuesi gabonez është futur në listën e dëshirave të “Los Blancos” për sezonin e ardhshëm, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi i rrezikshëm pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen.

Ai po e kërkon një eksperiencë të re dhe është i vendosur të shkojë në një klub ku mund të fitojë trofe.

Aubameyang i ishte bashkuar klubit londinez nga Borussia Dortmundi në janar të vitit 2018.

30 vjeçari ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021, por palët mund të ndahen sivjet.

the authorGazetaKNN