Sport

Aubameyang në Kinë? Përgjigjet Dortmund

Borussia Dortmund ka mohuar raportimet e mediave se skuadra kineze, Shanghai SIPG ka shfaqur interesim për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra kineze, Shanghai SIPG i ka ofruar Borussia Dortmundit 150 milionë euro për Pierre-Emerick Aubameyangun. Por, klubi nga Bundesliga ka mohuar këto raportime.

“Borussia Dortmund nuk ka asgjë në tryezë në lidhje me këtë çështje dhe ne nuk merremi me gjëra hipotetike,” tha zëdhënësi i klubit, Sascha Fligge, për agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Superliga e Kinës viteve të fundit është bërë shumë joshëse për yjet e futbollit. Së fundi në Kinë janë transferuar Oscar, Carlos Tevez dhe Axel Witsel. /Express/