Pierre Emerick-Aubameyang nuk është shumë i kënaqur me idenë e qëndrimit edhe të një sezoni tjetër në Borussia Dortmund. Sulmuesi nga Gaboni u intervistua në RMC dhe shpjegoi arsyet pse ai nuk pranoi asnjë ofertë që iu ofrua ne vëre, si dhe premtimin që klubin nuk e mbajti, për ta lënë atë të lirë.
Për të qenë pjesë kyçe në rindërtimin e Milanit, ai tha: “Pse jo? Nuk kishte ndryshim midis asaj që unë do të fitoja aty dhe asaj që fitoj këtu”.
Ai iu kishte dërguar atyre një mesazh në verë që të nguten – “Unë dua të kthehem por, ata janë duke fjetur”.
Abumeyang shpjegoi poashtu se një muaj para se të bëhet nënshkrimi i Neymar me PSG, ata e kontaktuan atë: “Në fillim të korrikut, takova Nasser Al-Khelaifi, por më vonë, kur arriti Antero Henrique, ata vendosën që të mos transferohem”.
Abameyang tjiashtu foli për një transferim të mundshëm në Real Madrid. Sulmuesi ka qenë i lidhur me klubin madrilen për një kohë të gjatë, por duket se interesi është ftohur në muajt e fundit.
“Unë nuk kam më ëndrra. Nuk do të flas më për Real Madridin, ata nuk më dëshirojnë më siç duket, por unë do vazhdoj të íu tregoj njerëzve se sa vlej” , deklaroi sulmuesi i Borussia Dortmund. /IndeksOnline/