Sport

Atletico ndalet edhe nga Leganes

Atletico Madrid ka barazuar pa gola kundër Leganes në udhëtim

Skuadra e Diego Simeones, Atletico Madrid ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të La Ligas spanjolle.

Atletico kësaj radhe ka barazuar pa gola 0:0 me Leganes, në një ndeshje të dominuar totalisht, ku ka krijuar shumë raste, por nuk ka arritur që të shënoi gol.

Tashmë ata pas vetëm 2 ndeshjeve kanë mbetur katër pikë mbrapa Realit, që ka shënuar fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa Barcelona luan nesër në udhëtim te Athletic Bilbao.