Diego Simeone nuk do të mund të llogarisë në Antoine Griezmann për derbin me Real Madridin.
Sulmuesi pësoi një lëndim në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, që Franca e fitoi ndaj Suedisë me rezultat 2:1.
Në fillim ishte menduar se Griezmann, ka pësuar një frakturë në këmbë, por pas kontrolleve të detajuara mjekësore është konstatuar se ai ka një dëmtim më të lehtë, por do të jetë e pamundur që të luajë në derbin e Madridit, përballë Realit në këtë fundjavë, transmeton KosovaPress.
Griezman ka qenë startues në të gjitha ndeshjet me Atleticon këtë stinor në La Liga dhe ka realizuar gjashtë gola.