Las Palmas në kuadër të javës 35 të La Liga priti Atletico Madrid dhe në fund të takimit në semafor figuroi rezultati prej 0:5. Fituesi në këtë ndeshje u bë i ditur qysh në minutën 18.
Madrilenët shkelën vendësit në çdo aspekt të lojës dhe mbeten në luftë për vendin e tretë me Sevilla, transmeton KosovaPress.
Qysh në minutën e dytë Gameiro shënoi për 0:1. Ishte minuta 17 kur Niguez tundi rrjetën e Las Palmas për 0:2. Sapo vendësit u nisën nga mesi i fushës pësuan edhe golin e tretë. Autor i golit ishte Gameiro, që njëherësh ishte goli i tij i dytë dhe i treti për Atleticon në këtë takim.
Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Diego Simeone kontrolluan në tërësi fushën dhe shënuan në minutat 72 përmes Thomas dhe Torres në minutën 90.
Atletico renditet i treti në tabelë me 71 pikë, derisa Las Palmas është në pozitën 13 me 39 pikë./KosovaPress/