Atletico Madrid do të tentojë ta kthejë në skuadër Thibaut Courtois nëse portieri aktual Jan Oblak largohet verën që vjen.
Portieri belg i ka kaluar tri vite produktive si i huazuar te Atletico në të kaluarën, duke i ndihmuar skuadrës ta fitojë titullin e La Ligës, shkruan AS, përcjell Express.
Por, ai ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e kontratës me Chelsea, e cila i skadon në vitin 2019. /Express/