Sport

Atletico kërkon Sanchezin pasues të Griezmannit

Me largimin e Antoine Griezmann , objektiv i Atletico Madridit është sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez.

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi nga ‘Vicente Calderone’, duket se është pajtuar për ta shitur Griezmannin, i cili pritet të kalojë tek Manchester Unitedit verën që vjen.

Siç raportohet tashmë skuadra e Diego Simeones është duke kërkuar pasuesin e francezit, dhe në krye të listës është Alexis Sanchez i Arsenalit, i cili akoma nuk ka rinovuar kontratën me ‘Topçinjtë’. /KosovaPress/