Aktuale

Atentati në Lezhë/ Kush është shoferi i furgonit që e sulmuan me armë

Identifikohet personi i cili mbeti i plagosur me armë, pas një sulmi që iu bë nga persona ende të paidentifikuar. “Panorama” raporton se ai quhet Aleksander Gjonoca dhe eshte shofer i furgoni pasagjeresh.

Policia e Lezhes me heret beri me dije se eshte njoftuar ne oret e para te mengjesit se persona te paidentifikuar kane sulmuar me arme shtetasin A.Gj. 47 vjeç.

Informacion paraprak

Me datë 11.07.2017 , rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.

Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.

the authorE B