Rajon & Botë

Assad: Sulmi kimik 100% i sajuar

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka ripërsëritur se qeveria e tij nuk ka fare të bëjë me sulmin kimik në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, ku u vranë më shumë se 80 persona.

“Akuzat se forcat e mia me qëllim i kanë mbytur me gaz helmues civilët janë 100% të sajuara,” ka thënë Assad sot, transmeton Express.

Ai ka shtuar se qeveria siriane ka hequr dorë nga depoja e armeve kimike si pjesë e një marrëveshje të vitit 2013.

Assad e ka mbrojtur pozicionin e vet gjatë një interviste me AFP-në.

the authorE B