Aktuale

Asnjë kriminel i luftës në ish-Jugosllavi nuk u prek nga zjarri në Hagë

Të ndaluarit në Gjykatën e Hagës nuk u lënduan pas shpërthimit të një zjarri në një njësi psikiatrike në burgun e sigurisë së lartë në Scheveningen në Holandë, ku mbeti i vrarë një i burgosur.

Ministria holandeze e drejtësisë tha për BIRN të enjten se asnjë i pandehur i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që po mbahet në njësinë e paraburgimit të OKB-së në burgun në Scheveningen, nuk u lëndua nga flakët që shpërthyen gjatë natës.

“Po, ka pasur një zjarr në Scheveningen gjatë natës, por asgjë që ka lidhje me të burgosurit e ICTY-së,” tha ministria.

“Zjarri ishte në një pjesë tjetër të burgut, një pjesë krejtësisht më vete, te pjesa e psikiatrisë ku janë të burgosurit psikiatrik,” shtoi ajo.

Një i burgosur, një shtetas holandez, vdiq si pasojë e zjarrit.

Të burgosurit e tjerë u evakuuan.

Ndër ata që mbahen në njësinë e paraburgimit të OKB-së përfshihen ish-lideri politik serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe ish-komandantin e tij ushtarak, Ratko Mlladiç, si dhe ish-shefat e sigurimit serb Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç.

Por njësia për të pandehurit e krimeve të luftës “nuk u prek në asnjë mënyrë” nga zkjarri, tha ICTY për BIRN.

Shkaku i incidentit nuk është përcaktuar ende dhe policia po heton, shtoi ICTY.

the authorE B