Rajon & Botë

Asnjë deklaratë nga shtetet arabe për sulmet ajrore të SHBA’së kundër Assadit

Britania e Madhe dhe Australia kanë përkrahur veprimin e SHBA’së ndaj Sirisë, bombardimin e bazës ajrore të ushtrisë sirianë, e që sipas raportimeve thuhet se deri tani pesë persona janë vrarë.

Asnjë nga shtetet arabe nuk kanë dhënë deklarata lidhur me këto sulme, shkruan Express.

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump në orët e para të mëngjesit të së premtes ka urdhëruar lëshimin e 56 raketave nga anijet ushtarake të SHBA’së të vendosura në Detin Mesdhe.

Raketat të tipit Tomahowk, kanë bombarduar bazën ushtarake të ushtrisë siriane.

Shtete si Britania e Madhe dhe Australia kanë mbështetur këtë veprim të SHBA’së duke thënë se duhet të mposhtet regjimi i Assadit kundër civilëve.

the authorE B