Policia e Shkodrës ka asgjësuar 56 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, si edhe ka shpallur në kërkim një shtetas, D.K, 41-vjeç si autor i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore, në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Mulliri i Shehut” poshtë qafës “Boshit të Madh, Njësia Administrative Pult, Shkodër, pronë publike, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsej 56 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”





















