Situata politike në vend ka qënë në fokus të takimit të kreut të Kuvendit Ilir Meta me ish ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe pasardhësin e tij, Donald Lu.
Sipas zyrës së shtypit të kreut të Kuvendit, Meta nënvizoi se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend, si ajo e sistemit të drejtësisë.
Ky takim vjen një ditë pas darkës mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatit të tij në qeveri Ilir Meta. Më herët, Arvizu është takuar me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në shtator të vitit të kaluar, Arvizu ndodhej në Tiranë me një tjetër detyrë, atë të nd.Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit.