ShowBiz

Art Abazi thumbon këngëtaret e reja por e lavdëron Nexhmije Pagarushën

Këngëtari Art Abazi gjithmonë është veçuar për muzikën që ai bën dhe stilin e tij.

Rrallë kush mund të ketë një zë të mrekullueshëm si të Artit, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi Arti ka habitur fansat me një postim që ai ka bërë në rrjetet sociale.

Arti pak më parë ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me yllin e muzikës shqipe , Nexhmije Pagarushën.

Arti ka lavdëruar shumë krijimtarinë muzikore të Nexhmije Pagarushës, përderisa ka thumbuar këngëtaret në ditët e sotme.

Ai ka thënë se këto këngëtare kur të jenë në moshën e Nexhmije Pagarushës, nuk beson se dikush do të bëjë foto me to.

“Me ,,kēngtaret,, qe i kemi sot, n’moshēn e saj, nuk po besoj qe ka me pasē qef najkush me bo foto #nexhmijepagarusha ”, kishte shkruar Arti.

the authorE B