Shëndetësi

Arsyet pse duhet të bëni dush gjithmonë para se të flini

Për disa qëndrimi në dush për një kohë të gjatë është mënyra më e mirë për t’u relaksuar pas një dite të lodhshme, por kjo gjë përveç që është relaksuese ka edhe përfitimet e veta shëndetësore.

Studimet kanë treguar se tashmë bërja e dushit është efektive në zgjua jen e mendjes si dhe në rritjen e kreativitetit.Dushi para se të flini do të ju ndihmojë edhe në lehtësimin dhe zvogëlimin e problemeve me gjumë dhe do te ju mundësoje të keni gjumë shumë më të qetë dhe të përshtatshëm. Doktoresha Dianne Augelli e specializuar në mjekësinë e gjumit, nga Qendra e Mjekësisë për Gjumë në “Weill Cornell”, New York, ka treguar se studimet e aplikuara mbështesin faktin se të berit banjë para gjumit, ka disa benefite, por më e rëndësishmja është që një gjë e tillë e ndihmon trupin tuaj të qetësohet dhe të relaksohet.

Çelësi i një banjoje të suksesshme është koha kur zgjidhni ta bëni. Nuk është gjë e mirë që të laheni me ujë të ngrohtë dhe menjëherë të zgjidhni gjumin, kjo gjë nuk do t’iu ndihmojë. Sipas doktoreshës Aguelli, kalimi nga uji më i ngrohtë tek të bërit banjë me ujë më të ftohtë, në mënyrë graduale është zgjedhja më e mirë që e indikon trupin tuaj se jeni gati për të fjetur. Koha optimale është 90 minuta para se të futeni në shtrat.

Kjo është koha e duhur që i mundëson trupit të ketë hapësirën e nevojshme të përgatitjes për të fjetur. Procesi i të bërit banjë duke bërë kalimin gradual te ujit nga ai më i ngrohtë deri tek ai më i ftohtë, sinjalizon trupin se ne po mendojmë të flemë. Gjatë asaj kohe trupi do të jetë në gjendje të rregullojë ritmin skardian dhe sinjalet që tregojnë se kur trupi ndjehet aktiv dhe kur i përgjumur. Menjëherë pas dushit ju do të ndjeheni më vigjilent dhe aktiv, por duke kaluar minutat trupi do të fillojë të qetësohet dhe nuk do të ketë shumë nxehtësi dhe probleme me djersë njësoj si kur bëni dush me ujë të ngrohtë por, në mënyrë graduale do të filloj të ndjehet i qetësuar dhe i gatshëm për një gjumë të rehatshëm.

the authorE B