Cristiano Ronaldo duket se kishte një mesazh për të gjithë pasi shënoi golin e tij të parë për Portugalinë kundër Spanjës – “Unë jam më i miri, jo Lionel Messi”.
33-vjeçari i shtoi një tjetër kapitull karrierës së tij të mrekullueshme mbrëmjen e kaluar me një hat-trick të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Ai realizoi golin e epërsisë pas vetëm pesë minutave duke shënuar nga penaltia për tu bërë lojtari i katërt në histori që ka shënuar në katër turne radhazi.
Ronaldoi siguroi goditjen nga pika e bardhë pas ndërhyrjes nga Nacho Fernandez dhe me besim të plotë realizoi gol duke festuar te pika e rivënies nga këndi për ta festuar atë.
Ai kërceu lartë në ajër para se të përkëdhelte mjekrën e tij.
Sigurisht, Ronaldo nuk u ndalë as pas këtij goli sepse arriti të finalizoj hat-trick duke shënuar një supergol nga gjuajta e lirë në minutat e fundit pas golit që siguroi pas gabimit të De Geas.
Por, festimi i tij në golin e parë është diçka që ka bërë të gjithë të flasin rreth saj.
‘GOAT/Dhija’ apo ‘Greatest of All Time’ është akronim i “Më i miri i të gjitha kohorëve”.
Tifozët besojnë se Ronaldo me këtë gjest i ka dërguar një mesazh të qartë Messit që së fundmi ka pozuar me një dhi duke i treguar se kush është në të vërtetë ‘GOAT/Dhija’./arbresh.info/
Shikoni reagimet e tyre në rrjete sociale:
Hahahah tell me Ronaldo didn’t just do the goat celebration???? He grabbed his chin almost scratching it like a goats beard 🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐
— Joey (@JoeyHolmes94) June 15, 2018
Ronaldo’s celebration is him calling himself the GOAT let’s goooooo
— Jules (@JuliusCzar_) June 15, 2018
The GOAT celebration from Ronaldo might be my favourite 😂 🐐
— Fadi Hassan (@DrFadiHassan) June 15, 2018
That Goat reference right there at the celebration!#Ronaldo #WorldCup #PORESP
— Altamash Ahmed (@AltamashAhmed10) June 15, 2018
Love the Goat celebration by Ronaldo. Was he calling out Messi? #WorldCup #PORvESP
— Jason (@JayBeck5) June 15, 2018