Shëndetësi

Arsimimi i lartë ka efekt pozitiv në shëndet

Një diplomë mund të na japë një punë më të mirë dhe një pagë më të lartë, por sipas një studimi të ri, arsimi më i lartë ka një ndikim shumë të mirë në shëndetin tonë pasi zvogëlon mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Marrëdhënia mes arsimit dhe sëmundjeve të zemrës u vërejt nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe Kolegjit të Londrës. Studimi përfshinte 500,000 njerëz. Sipas njohurive të tyre, 3,6 vjet të arsimit shtesë reduktonin rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës për një të tretën nga të anketuarit.

Njerëzit që kishin më shumë arsim kishin gjithashtu një indeks të masës së trupit më të ulët, nivel më të ulët të yndyrës në gjak dhe shumë jo-duhanpirës mes tyre, transmeton KosovaPress.

“Rezultatet tona tregojnë se një pjesë e lidhjeve mes arsimit dhe shëndet të mirë mund të shpjegohet me faktin se shumë të anketuar kanë qenë jo-duhanpirës, por kur të marrë parasysh të anketuarit tjerë, lidhja është mjaft e fshehtë. Politikanët duhet të gjejnë mënyra për të zgjeruar arsimin – ndoshta duke rritur ndërgjegjësimin për mirëqenien e tyre”, tha një nga autorët e studimit, Julien Vaucher.

Shkencëtarët nuk janë përqendruar aq shumë në gjatësinë e arsimit, por kanë analizuar 162 variacione të gjeneve që shoqëroheshin me vitet e shkollimit.

Gjithnjë e më shumë njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe zakonisht ndodhin kur arteriet e zemrës kufizohen për shkak të akumulimit gradual të yndyrës.

Shumë shkencëtarë pajtohen se ky studim nxit rëndësinë e edukimit jo vetëm për punësim dhe financa, por edhe për përfitimet shëndetësore, veçanërisht për shëndetin e sistemit të zemrës.

the authorE B