Sport

Arsenali i prish punë Liverpoolit për mbrojtësin holandez (Foto)

Arsenali ka hyrë në garë për mbrojtësin, Virgil van Dijk, për të cilin ka ofruar 45 milionë funte.
Arsenali është duke tentuar t’i prishë punë Liverpoolit për mbrojtësin e Southampton, Virgil van Dijk.

Sipas asaj që raporton Daily Express, “Topçinjtë” kanë bërë gati 45 milionë funte për 26 vjeçarin, që kërkohet edhe nga Liverpooli i Jurgen Klopp.

Arsene Wenger dëshiron të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, teksa në fazën sulmuese ka synim Mousa Dembelen, për të zëvendësuar Alexis Sanchezin, që raportohet se mund të largohet drejt Manchester City. /Express/