Miralem Pjanic mund të largohet nga Juventusi në përfundim të stinorit.
Pritej shumë nga ai kur u transferua nga Roma te Juventusi, por Miralem Pjanic nuk është përshtatur si duhet me skuadrën e kampione të Italisë dhe vazhdimisht është kritikuar për paraqitjet e tij në këtë sezon.
Në Angli tabloidi The Sun shkruan se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka ofruar 35 milionë euro ‘Zonjës së Vjetër’ për të marrë mesfushorin boshnjak.
Pjanic shihet si kandidati i duhur për të zëvendësuar Santi Cazorlan. Mesfushori ka kontaktuar me trajnerin Wenger dhe i ka thënë ‘po’ këtij transferimi, një lojtar që këtë sezon nuk ka bindur 100% skuadrën e trajnerit Allegri.
Arsenali kësisoj kërkon ta ripërtërijë mesfushën, ku fillimisht gjatë verës ka blerë Granit Xhakën për 40 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.