Sport

Arsenali ngushëllon Granit Xhakën (Foto)

Arsenali e ka ngushëlluar Granit Xhakën pas eliminimit nga Euro 2016.

Ylli i Zvicrës, Granit Xhaka është ngushëlluar nga skuadra e tij e re, Arsenalit pas eliminimit nga Euro 2016.

Aventura e helvetikëve në ‘Franca 2016’ mori fund pas humbës nga Polonia pas ekzekutimit të penalltive.

Pikërisht mesfushori prishtinas ishte i vetmi që dështoi nga pika e bardhë, përcjell Express.

“Ngushëllime Granit Xhakës dhe Zvicrës, të cilët u eliminuan nga “Euro 2016” në penallti”, shkruan klubi londinez.

arsenali1