Sport

Arsenali gjen zëvendësuesin e Sanchezit

Skuadra e Arsenalit është duke kërkuar një futbollist që në të ardhmen do ta zëvendësoj Alexis Sanchez.

Ylli kilian ende nuk ka nënshkruar kontratë të re, dhe pritet që në fund të këtij sezoni të largohet nga “Emirates”.

Si zëvendësues klubi “topçinj” po mendon ta sjellë Wilfried Zaha-n.

Wenger ka bërë gati shumën që do t’ia dhuroj Crystal Palaces për t’i siguruar shërbimet e futbollistit nga Bregu i Fildishtë. Thuhet se kjo shumë do të shkoj deri në 35 milionë funta.