Klubi anglez e ka filluar me fitore sfidën në Ligën e Evropës, pasi sonte ka mposhtur Kolnin gjerman me rezultat 3-1.
Të parët në epërsi kaluan gjermanët, të cilët pjesën e parë ë përfunduan me rezultat pozitiv, pro në pjesën e dytë çdo gjë foli në të mirë të londinezëve, të cilët arritën që të tundin tre herë portën kundërshtare.
Takimi mes Arsenal-Koln, filloi me një orë vonesë, për shkak të numrit të madh të tifozëve gjermanë që kishin shkuar ta përcjellin klubin e zemrës së tyre.
Rreth 20 mijë tifozë gjermanë kanë shkuar në Londër, pro ky numër kaq i madh kishte sjell tollovi, pasi për tifozët gjermanë ishin shitur vetëm 3500 bileta./KosovaPress/