Sport

Arsenal zëvendëson Sanchezin me yllin e Realit (Foto)

Skuadra angleze Arsenal është në kërkim të një futbollisti, i cili do të zëvendësonte Alexis Sanchez

Reajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë ofertë për anësorin spanjoll të Real Madridit, Lucas Vazquez, shkruan Diario Gol.

Vazquez është lojtar shumë i rëndësishëm në skuadrën e Zinedine Zidane, por nuk është startues i rregullt.

Kjo mund të bëjë që Vazquez të kërkojë largimin, ani pse shumë herë ka thënë se është i lumtur në Santiago Bernabeu.

Spanjolli shihet si zëvendësues i Alexis Sanchez, i cili është shumë pranë kalimit në Manchester City.

Në garë për Vazquez janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Roma, Juventus dhe Liverpool. /Express/