Arsenal ka shënuar fitore të thellë ndaj Stoke City, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 1 – 4.
Kjo fitore është e vlefshme për Arsenalin, pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, ky klub po synon që ta rrëmbejë pozitën e katërt, e cila e dërgon në Ligën e Kamionëve.
Në takim morën pjesë edhe tre shqiptarët, Xherdan Shqairi tek Stoke City dhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi tek Arsenal, por që asnjëri nuk arriti ta tund portën kundërshtare.
Me fitoren e sotme Arsenal renditet në pozitën e pestë, me 69 pikë, një pikë më pak se Liverpool që gjendet në pozitën e katërt. Kurse Stoke City është në pozitën e 13-të, raporton KosovaPress.
Arsenal ka për të zhvilluar edhe dy takime deri në përfundim të kampionatit në Premier League, kurse Stoke City ka vetëm një takim për të zhvilluar./KosovaPress/