Sport

Arsenal nuk lëshon pe për yllin francez

Arsenal është e gatshme ta ripërtërijë interesimin e saj për ta joshur yllin francez të largohet nga Monaco dhe t’i bashkohet skuadrës londineze.

Mirror raporton se Arsene Wenger e dëshiron Thomas Lemarin në radhët e veta nga vera e ardhshme, transmeton Express.

“Gunners” dështuan ta sillnin në Londër Lemarin gushtin e kësaj vere, pasi Monaco ia refuzoi ofertën e majme prej 90 milionë funte.

Por, interesimi i klubit nuk është shuar, edhe pse tash Arsenal duhet të garojë me Barcelonën dhe Liverpoolin për t’i siguruar shërbimet e tij në vitin 2018. /Express/