Sport

Arsenal largon një qendërmbrojtës

Gabriel Paulista është larguar nga Arsenali për t’u transferuar në Valencia
Mbrojtësi brazilian, Gabrierl Paulita pas vetëm një sezoni e gjysmë është larguar nga skuadra e Arsenalit.

Ai sot ka mbërritur në Valenca, ku do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, ndërsa Arsenal do të përfitojë 12 milionë euro.

Gabriel në Arsenal ishte transferuar në janar të vitit 2016 nga skuadra e Villarealit, por dështoi të përshtatet, duke qenë kështu zëvendësues i Mustafit dhe Koscielnyt.

Përveç Gabriel, Valencia është shumë pranë edhe transferimit të qendërmbrojtësit të Interit, Jason Murillo. /Express/