Sport

Arsenal kërkon mbrojtësin e Cityt

Arsenal ka kthyer vëmendjen nga qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Jason Denayer.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është në kërkim të një mbrojtësi, pasi tre qendërmbrojtësit kryesorë, Laurent Koscielny, Per Mertesacker dhe Gabriel janë të lënduar.

The Sun shkruan se, Arsenal ka hyrë në garë me Glatasarayn për mbrojtësin e Manchester Cityt, Jason Denayer.

Kujtojmë se zgjedhja e parë e Wengerit është mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, për të cilin është gati të paguaj 35 milionë euro.