Sport

Arsenal heq dorë nga Mbappe, kërkon tjetër sulmues (Foto)

Arsenali ka hequr dorë nga transferimi i Kylian Mbappes
Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, është dorëzuar në garë për transferimin e yllit të Monacos, Kylian Mbappe, shkruan tabloidi britanik, Daily Mail.

Mbappe ishte objektivi kryesor i ekipit nga Londra, por interesimi i klubeve të mëdha në Evropë për talentin francez ka bërë të Arsenali të heq dorë nga ky transferim, përcjell Express.

Daily Mail shkruan se Arsenali tani po mundohet që të transferoj Thomas Lemar (Monaco) dhe Alexandre Lacazette (Lyon). /Express/