Arsenali ka mposhtur rivalin lokal, Tottenham me rezultat 2 me 0 në Emirates Stadium në derbin e xhiros së 12-të të Premierligës.
Nikoqirët zhvilluan një super takim pasi nuk i lejuan për asnjë moment skuadrës mysafire t’ua rrezikojnë për asnjë moment fitoren.
Golat për Arsenalin i shënuan Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanchez, shkruan arbresh.info.
Mustafi ishte një nga më të mirë në fushë dhe u vlerësua me notën 8.4 duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
Ndërsa mesfushori Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.7. /arbresh.info/