Sport

Arrihet marrëveshja, Barcelona e gjen zëvendësuesin e Dembeles

Barcelona dhe Real Sociedad kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e Willian Jose në klubin katalonas, raportojnë mediat spanjolle.

Barça ka kohë që është në kërkim të një sulmuesi, pas lëndimit të Luis Suarezit dhe dëmtimit të Ousmane Dembele.

Suarez nuk pritet të kthehet të paktën edhe tre muaj, ndërsa Dembele e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, pasi sot u konfirmua se do të mungojë gjashtë muaj pas operimit në kofshe.

Por duket se Jose do të jetë përforcimi i shumëkërkuar i katalonasve.

Raportohet se transferimi i sulmuesit brazilian pritet t’i kushtojë Barçës plot 35 milionë euro.