Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person për posedim droge, sasia e të cilës nuk është bërë e ditur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Imzot Nikprelaj”, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Personi i njëjtë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.