Aktuale

Arrestohet një person në Likoc

Një person është arrestuar në fshatin Likoc të Skenderajt pasi që ndaj të njëjtit policia kishte urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull Kosovar/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës dërguar mediave.

the authorE B