Aktuale

Arrestohet një nënë në Prizren, refuzonte të kujdesej për dy fëmijët e saj të mitur

Një grua nga Prizreni, që policia njofton se është e komunitetit ashkali, është arrestuar dje pasi ka refuzuar të kujdeset për fëmijët e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkali, e cila ka refuzuar përkujdesjen ndaj dy fëmijëve të saj të mitur meshkuj K/Ashkali. Fëmijët e mitur janë dërguar dhe vendosur në strehimoren e QSGF-Prizren”, thuhet në raportin e policisë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia gjithashtu njofton se e dyshuara pas intervistimit me vendimin e Prokurorit u dërgua në qendrën e mbajtjes.

\

the authorE B