Policia në Tiranë ka arrestuar një kosovar pasi që i njëjti iu ka ofruar 15 euro policëve për të mos e gjobitur për tejkalim të shpejtësisë.
“J. M., 38 vjeç, banues në Kosovë, është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar me radar duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka tentuar ti japi punonjësit të policisë rrugore shumën monetare prej 15 Euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, transmeton Indeksonline.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur.
“Mos korrupto, arrestohesh!”, është moto e fushatës policore që po realizohet në rrugët e Tiranës./Indeksonline/