Aktuale

Arrestohet kosovari në Durrës

Një kosovar është arrestuar në flagrancë në Piken e Kalimit Kufitar në Durrës, pasi i njëjti posedonte vizë të falsifikuar të Gjermanisë.

“Më datë 16 prill 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.R, vjeç 29, banues në Kosovë, pasi në P.K.K Port, në pasaportë ju konstatua një vizë gjermane që dyshohet e falsifikuar”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Shtetit.

Kosovari do të ndiqet sipas nenit 189 të Kodit Penal të Shqipërisë./Indeksonline/

the authorE B