Sport

Arrestohet futbollisti Liridon Peci, sulmoi zyrtarin policor

olicia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar futbollistin e Prishtinës, Liridon Leci gjatë ndeshjes futbollistike në mes KF BESA dhe KF PRISHTINA.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se Leci është arrestuar për shkak se ka sulmuar zyrtarin policor, duke mospërfillur kështu urdhrat e tij.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes rreth orës 16:45 personi i dyshuar  L.L (1985) ka hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata”, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit Leci do të mbahet 48 orë në qendrën e mbajtjes, ndërsa viktima (oficeri policor) për lëndimet e marra nuk ka dashur te pranoj tretman mjekësor.

Policia e Kosovës thekson se është duke bërë vlerësimet pasoperacionale lidhur me veprimet e zyrtarëve policor të caktuar në detyrë sipas planit operativ në ketë ndeshje./KosovaPress/