Gjatë ditës së djeshme në Prishtina Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën trafikim me njerëz.
Policia njofton se lidhur me rastin, është intervistuar viktima femër, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/