Rajon & Botë

Arrestohet bosi mafioz derisa po piqte mish në grill

Policia italiane arrestoi një bos mafioz që ishte në arrati, derisa po përgatiste grillin me bashkëshorten e tij në tarracën e banesës në Toskanë, njoftoi të premten policia.

Siciliani Konçeti Binakorsi (56), i cili ishte dënuar me burg të përjetshëm për shkak të tregtisë dhe heqjen ilegale të organeve, kishte ikur nga burgu në Napoli vitin e kaluar, gjatë kohës së pushimit treditor, transmeton AFP.

the authorE B