Aktuale

Arrestohen tre serbë pasi tentuan ta trafikojnë një shqiptare në Prizren

Raporti 24 orësh i Policisë ka njoftuar se tre të dyshuar meshkuj- serbë janë kapur në flagrancë duke trafikuar viktimën femër-shqiptare. Pas intervistimit ata janë dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Express.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:00 në Prizren.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 26.03.2018-22:00. Janë arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe dy meshkuj K-Serbë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke trafikuar viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

the authorE B