Aktuale

Arrestohen tre persona, iu gjenden substanca narkotike në veturat e tyre

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi në veturën e tyre ka gjetur substanca narkotike.

Sipas Raportit të Policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 0.55 gram substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline.

the authorE B