Aktuale

Arrestohen pesë persona në veri, provokuan incidente

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona mbrëmë të nacionalitetit shqiptar në veri të Mitrovicës, për shkak të dyshimeve të dëmtimit të pronës dhe përpjekjeve për të provokuar.

Shefi rajonal i Operacioneve të Policisë, Zhelko Bojiç, ka konfirmuar rastin për Insajderin.

Ai ka thënë se policia do të marrë veprime të mëtejshme në përputhje me vendimin e prokurorit kompetent.

Vetura e tipit “Fiat” ishte parkuar para ndërtesave në rrugën Knjaz Milos, ku nga aty dyshohet se personat në fjalë kanë thyer një dritare.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë për Radio KIM, sipas informatave që ka, se një të dyshuarit i mungonin dokumentet identifikuese që, sipas tij, çon në dyshimin se ata kishin për qëllim shkaktimin e incidenteve.

“Ne shpresojmë se prokurori i rastit do të dërgojë një mesazh të qartë për të gjithë ata që duan dhunën dhe sjellje të tilla”, tha Rakiq.

the authorE B